April 28, 2024
Maqedoni

Kovaçevski: Në mandatin tim të dytë, paga mesatare do të jetë 1.000, ndërsa minimalja 600 euro

Pas zgjedhjeve, në mandatin tim të dytë, paga mesatare do të jetë 1000 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 600 euro. Pensionet do të vazhdojnë të rriten dhe jo vetëm që nuk do të kemi më asnjë pensionist nën kufirin e varfërisë, por pensionet do të jenë dinjitoze dhe shumë më të larta, tha sot kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i cili së bashku me zëvendësministren plotësuese të Punës dhe Politika sociale, Jovanka Trençevska dhe drejtoreshën e DAP, Sanja Lukarevska, vizituan kompaninë “DIEM-GP” në Gjevgjeli.

Siç tha Kovaçevski, kjo kompani nga industria përpunuese, produktet e së cilës janë të njohura në tregun e RMV-së dhe eksportohen në më shumë se 40 vende të botës, është dëshmi se ka një klimë të favorshme biznesi dhe se shteti është partner dhe përkrahës i besueshëm për kompanitë vendase.
“Për këtë flasin më së miri numrat. Në periudhën 2017-2023 kemi ofruar mbështetje financiare prej 100 milionë euro për gjithsej 919 kompani, e cila ka rezultuar me 500 milionë cikle investimi për kompanitë. Me këtë e rritëm qëndrueshmërinë e bizneseve vendore në kohën kur bota po përballej me një nga krizat më të mëdha, dhe po ashtu u hapën vende të reja pune, u krijuan investime dhe u mundësua rritja e pagave”, theksoi lideri i LSDM-së.

Ai shtoi se me politika të tilla korrekte, paga mesatare prej 22.000 denarë në kohën e DPMNE-së është rritur në 40.000 denarë më të larta historikisht.