May 13, 2024
Maqedoni

Ekipe të zjarrëfikësve nga Austria mbërritën në Maqedoni për shuarjen e zjarreve

Ekipe të zjarrëfikësve nga Austria sot në mëngjes kanë mbërritur në Shkup, për ti ardhur në ndihmë vendit në përballjen me zjarret. Bëhet fjalë për 136 zjarrëfikës dhe ekip tjetër ndihmës me 40 automjete për shuarjen e zjarrit, përcjell INA.

Karvani austriak është pritur nga përfaqësues të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim në vendkalimin kufitar Tabanoc dhe se menjëherë është dërguar në zonat kritike.