October 8, 2024
Kolumna

Kosovë Urime ditën e pavarsisë, Zahir o vëlla fali vëllezërit e tu se sta dinë vlerën

Ejup Berisha

Dje ishte 14 vjetori i pavarsisë së Republikës së Kosovës.Është kjo një ngjarje shumë e rëndësishme e madhe dhe shumë domethënëse për ata njerëz që kanë vetëdije kombëtare dhe gjithashtu për të gjithë ata shqiptar të Kosovës, të rajonit dhe të botës të cilët kanë kontribuar për këtë ngjarje shumë të madhe dhe shekullore që të ndodh dhe e cila ishte kurorzim i përpjekjeve sakrificave dhe kontributit të madh e të pakursyer të qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve për ta krijuar shtetin e ri këtë të Kosovës. Unë pra dje bashk me vëllaun tim Muharrem Faikun njërin prej Profesorëve të aftë dhe shumë të zot të Fakultetit Juridik në kuadër të Univerzitetit Ukshin Hoti nga Prizreni, ne pra së bashku u nisëm special drejt Prishtinës për ta shënuar përvjetorin e 14 të shpalljes së pavarsisë së Kosovës. Ky udhëtim për ne kishte domethënie shumë të madhe dhe të dyfishtë meqë ne dje e festuam ditën e pavarsisë por edhe e pëkujtuam me mall shumë të madh periudhën e fillim viteve të 90 pra kohën kur ne u bëmë student të Fakultetit juridik të Univerzitetit të Prishtinës. Për mua dhe për vëlla Muharremin kjo periudhë ka qenë më e bukura dhe më e lumtura por gjithashtu ka qenë edhe periudhë e mbushur me shumë sfida, vështërsi por dhe me plot rreziqe. Unë dhe vëllau im Muharremi atëher ishim shumë të lumtur sepse hymë në botën e madhe akademike dhe shkencore. Pra dëshirat dhe ambicjet tona ishin të bëhemi siç thashë më lartë dhe Jurist që më pas ti ndimojmë jo vetëm vetvetes tonë por ti ndihmojmë edhe kombit shqiptar si dhe shteteve ku ne jetojmë. Pra unë ti ndihmoj Maqedonisë e vëlla Muharremi Kosovës. Kjo pra ishte ana pozitive dhe shumë e bukur e asaj periudhe shumë të ndritshme për ne rininë e atëhershme studentore. Unë dhe vëllau im Muharremi sot jemi qytetar akademik dhe në kuadër të mundësive dhe aftësive tona personale dhe intelektuale mundohemi dhe e ndihmojmë kombin dhe shtetet tona por ajo që na mungon ne është përkrahja dhe ndihma e shteteve tona.Ti kthehemi manifestimit të djeshëm të ditës së Pavarsisë së Kosovës.Dje pra ana e ndritshme e saj ishte se qytetarë shqiptarë brenda dhe jashta Kosovë me plot manifestime dhe organizime kulturore e artistike e festuan këtë ngjarje të madhe duke e vërtetuar dashurinë e dhe respektin e lartë për Republikën e Kosovës. Por dje në Prishtinë nuk ishte shumqka e ndritur pra kishte edhe anë të pandritshme të mos themë edhe të errëra. Pra anët e pandritshme që lanë përshtypje të keqe e pahijshme dje më 17 shkurt në Kosovë ishin: 1.Nuk u intonua fare himni kombe
ëtar.2. Shume pak ishte prezent flamuri kombëtar kuq e zi.dhe 3.ishte fshehur apo anashkaluar busti i Zahir Pajazitit atij që më së shumti ka kontribuar pë pavarsinë dhe shtetësinë e Kosovës. Pra atë kohë kur ky hero i madh ka luftuar kundër arnikut të kombit shumica e shqiptarëve dëshironin vëllezërim dhe bashkim dhe e këndonin himnin Jugosllav. Prandaj dje Zahiri nuk meritonte ti fshehej busti dhe ti kthehej shpina jo vetëm nga qytetarët por edhe nga politikanët e Kosovës.