May 1, 2024
Kosovë

Kosova pritet t’i ndërtoj dy diga për rritjen e rezervave ujore

Qeveria e Kosovës në takimin e Këshillit Ndërministror të Ujërave ka deklaruar se synon ndërtimin e dy digave për të rritur rezervat shtetërore ujore.

Sipas tyre, të hyrat nga pagesat për shfrytëzimin e ujit janë rritur.

“Të vetëdijshëm për rezervat e ulëta ujore në vend të cilat nuk kalojnë shifrën prej 500 milionë metra kube ujë, kryeministri [Albin] Kurti ritheksoi synimin e Qeverisë për të rritur këto kapacitete duke ndërtuar dy diga të reja brenda këtij mandati, gjatë të cilit synohet edhe përfundimi i ndërtimit të impianteve në shtatë qendrat e mëdha të Kosovës”, njofton Qeveria.

Në këtë mbledhje, përpos ministrave të kabinetit qeveritar dhe institucioneve të linjës, të pranishëm ishin edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly dhe zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jan-Axel Voss.