April 30, 2024
Kosovë

Vajza sulmohet fizikisht nga ish-i dashuri, çfarë ndodhi në Pejë

Një vajzë është sulmuar fizikisht nga ish-i dashuri i saj.

Rasti ka ndodhur në Pejë, ditën e shtunë. “Viktima femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se me datën e cekur, në banesën e saj ka shkuar ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull dhe ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar lëndime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njofton se i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.