May 21, 2024
Maqedoni

BDI e gatshme të dalë nga Qeveria nëse VMRO mbështet ndryshimet kushtetuese

Nuk ka vonuar reagimi i BDI-së, ndaj deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, për një Qeveri pa BDI-në.

Zëdhënësi I BDI-së dhe Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, sic njofton KlanM, në Facebook, thotë se BDI është e gatshme të mbështesë një Qeveri pa BDI deri në zgjedhje, nëse opozita I përkrah ndryshimet kushtetuese të cilat duhet të hyjnë në fuqi para formimit të asaj qeverie.