May 21, 2024
Maqedoni

Kishin kryer vjedhje, ndalohen dy të rinj nga rrethina e Gostivarit

Të mërkurën rreth orës 19:20 në rrugën “18-nëntori” në Gostivar, pjesëtarët e policisë kanë arrestuar 18-vjeçarin I.S. nga Strajani i Gostivarit dhe në orën 21:30 në Padalisht të Gostivarit kanë privuar nga liria edhe 18-vjeçarin K.S. nga ky fshat.

Të njëjtit dyshohet se gjatë muajit të kaluar kanë kryer vjedhje në shtëpi, lokale dhe nëpër automjete në zonën e Gostivarit.

Ata janë mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes dhe do të përballen me parashtresa përkatëse.