May 17, 2024
Maqedoni

BDI sot do të deklarohet për vendosjen e Ramiz Merkos në listën e zezë të SHBA-së

BDI sot do të deklarohet në lidhje me vendosjen e kryetarit të Strugës, Ramiz Merko në listën e zezë të SHBA-së.

Ministri i Financave Fatmir Besimi, i cili është kuadër i BDI-së, tha se partia do të ketë qëndrim në lidhje me këtë çështje.

“Edhe aty në lidhje me atë në programin është vetingu dhe në përgjithësi në vend do të keni qëndrim nga partia”, tha Besimi.

Ai nuk deshi të përgjigjet se si e shikon këtë situatë dhe vendosjen e Merkos në listën e zezë.

“Po më pyesni për çështje politike dhe partiake. Këtë do ta merrni sot gjatë ditës nga partia”, tha Besimi.