May 4, 2024
Maqedoni

Arrestohen tre persona nga rrethina e Gostivarit, kjo është arsyeja

Tre persona janë privuar nga liria pasi mbrëmë vonë gjatë bastisjes në një banesë në Gostivar ishte gjetur heroinë dhe kokainë.

Nga SPB Tetovë informojnë se nëpunës të policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta, në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar, i kanë privuar nga liria L.F. (60) nga fshati Forinë e Gostivarit, Sh.A. (48) nga Dobridolli i Gostivarit dhe E.K. (23) nga Kalishta e Gostivarit.

“Gjatë kontrollit të hapësirës në të cilën qëndronte dhe e shfrytëzonte L.F. ishin gjetur 20 paketime heroinë dhe një sasi e kokainës. Të tre personat ën fjalë janë mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do tu përgatiten kallëzime adekuate sipas nenit 215 të Kodit Penal”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.