May 16, 2024
Maqedoni

Kërçovë: Shoqata e historianëve shqiptarë shënoi 580 vjetorin e Kuvendit të Lezhës

Shoqata e historianëve shqiptarë mbrëmë në Qendrën për Kulturë në Kërçovë shënoi 580 vjetorin e Kuvendit të Lezhës. Përmes kumtesave të prezentuara u shpalosën momentet më të rëndësishme të historisë tonë kombëtaretë cilat fokusojnë epokën e Skenderbegiane të bashkimit ushtarak dhe politik të arbërisë.

Kuvendi i Lezhës përbën njërën nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë tonë kombëtare. Nën udhëheqjen e strategut kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u trasua jo vetëm bashkimi ushtarak dhe politik i shqiptarëve, por edhe fryma evropiane e qytetrimit. Heroi ynë kombëtar Skenderbeu i qëndroi besnik idesë së këtij bashkimi deri në frymën e fundit, prandaj ai, edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë burim i frymëzimit për bashkim kombëtar. Këto ishin thekset kryesore nga kumtesat e manifestimit të mbrëmshëm për shënimin e 580 vjetorit të Kuvendit të Lezhës, që i prezentuan drejtori i muzeut të Kërçovës Dardan Emini, historianët Ilmi Veliu dhe Adhurim Kolari, kryetari i shoqatës së historianëve shqiptarë Dr. Nebi Dervishi, si dhe kryetari i SHVL-UÇK-së Fazli Veliu.

Në shenjë nderimi për organizimin e këtij manifestimi, kryetari i SHVL-UÇK-së Fazli Veliu, shoqatës së historianëve shqiptarë i dhuroi librin “Zëri i mërgimtarëve” ku prezentohet edhe përbërja e principatave shqiptare të kryesuara nga kastriotët dhe epoka e Skenderbeut i cili edhe në ditët e sotme vazhdon të jetë model veprimi për gjeneratat e reja.