May 16, 2024
Maqedoni

Analistët, partitë të mos ashpërsojnë retorikën e fushatës

Fjalori i platformës zgjedhore nuk premton një fushatë të drejtë, vlerësojnë analistët politik në vend. Sipas tyre politikanët duhet t’i drejtohen realitetit, e jo të ashpërsojnë retorikën e fushatës, sepse në fund të ditës pasojat sërish do ti kenë qytetarët.

Profesoresha Jasna Baçevska, thotë se partitë duhet largohen nga akuzat dhe fyerjet e përditshme për kandidatët presidencial dhe të përqendrohen në ofertat e tyre zgjedhore.

“Nuk pres ndonjë fushatë të lartë shoqërore, e cila do të qetësojë në një farë mënyre shoqërinë, duke u larguar ata vetë nga akuzat e përditshme dhe nga ofendimet që i përcjellin përmes mediave, portaleve, por edhe rrjeteve sociale. Fushata parazgjedhore filloi me akuza nga partitë dhe etiketimin e kandidatëve për president të vendit, prandaj pres një fushatë negative.” – tha profesoresha, Jasna Baçevska.

Analisti Asorvski, thotë se partitë duhet të kthehen në shtjellimin e programeve të tyre, projekteve dhe obligimeve që marrin para qytetarëve.

Zgjedhjet parlamentare do ti shfrytëzojnë si indikator, se si do të shpërndahet vota në zgjedhjet parlamentare, prandaj dhe janë kaq të fokusuar, thotë Arsovski.

“Tani është më e lehtë se kemi emra konkret dhe kjo mund të përdoret dhe si indikator se si do të shpërndahen votat në zgjedhjet parlamentare, sepse këtu veç më tani qytetarët i kanë ofertat më të pastërta, i din kush janë kandidatët presidencial dhe shumë e kanë të lehtë të ndajnë mendjen se për kë do të votojnë. Prandaj dhe fushatën partitë politike e kanë nisur shumë më herët, që të mund të bëjnë kalkulimet e tyre se si do jenë në zgjedhjet presidenciale dhe çka të presin nga ato parlamentare. Besoj se partitë duhet të kthehen në shtjellimin e programeve të tyre, projekteve dhe obligimeve që marrin para qytetarëve”. – deklaroi analisti, Petar Arsovski.

Fushata zgjedhore për rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale prillit fillon më 4 prill dhe zgjat 20 ditë. Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.