Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare në emisionin “Click plus” në TV21 tha se këtu duhet parë dy momente kyçe. Fillimisht nëse qeveria e humb shumicën në Kuvend dhe ka mocion votëbesimi dhe nëse qeveria apo shumica vetë vlerëson se duhet të shkohet në zgjedhje.

“Asnjë nga këto kushte nuk është plotësuar. Kjo qeveri është e fokusuar në implementimin e saj të projekteve zgjedhore dhe premtimet ndaj qytetarëve. Ne kemi përgjigjen rreth kësaj, po jemi të gatshëm nesër të shkohet në zgjedhje, por qytetarët do pyesin, ju jeni në qeveri dhe përsëri do jenë në qeveri…Ne jemi të fokusuar për të realizuar projektet e qytetarëve”, ka thënë Kasami.

Ai tha se vlerëson lartë interesimin e z. Sela për të qenë pjesë e qeverisë, ka mesazhe pozitive me kushte të caktuara që ai të jetë pjesë e qeverisë.

“Ne e vlerësojmë këtë, por qeveria është stabile, në momentin kur të vlerësojmë se ka nevojë për përfshirje të ndonjë subjekti në këtë do e shqyrtojmë”, tha Kasami.

sqShqip