May 7, 2024
Lajmet e rejaMaqedoni

“Kamataxhinjtë” i shkojnë te dera Hysamedinit, për 20 mijë euro ia kërkojnë 55 mijë, ose shtëpinë (Video)

Dukuria e fajdeve në vendin tonë është e përhapur, qytetarët shpeshherë të zënë ngushtë nga hallet e ndryshme kanë ra pre e njerëzve të cilët përfitojnë nga gjendja e rënduar e tyre.

Në redaksinë e Lajmi.net është lajmëruar qytetari, Hysamedin Pirqi. i cili ka rënë pre e fajdeve, e për këtë ka edhe dëshmitar, F.M.

Viktima ka marrë një borxh prej 20 mijë eurove nga fajdegjiu, 17 mijë euro vlerë të automjeteve dhe 3 mijë euro para kesh.

Fajdegjiu duke e shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të Hysamedinit, i cili nuk mund ta kthente këtë shumë ia rrit kamatën për rreth 35 mijë euro, pra ka kërkuar t’i kthehen 55 mijë.

Edhe pse familja e Hysamedinit nga Vushtrria, pranojnë që fajdegjiut t’ia japin 20 mijë euro, ky nuk pranon, pasi kërkon shumën prej 55 mijë eurosh.

E tashmë kjo çështje ka marrë kahje tjetër. Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës thuhet se ka asistuar që përmbaruesi të marrë shtëpinë e viktimës.

Ekipi i Lajmi.net ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Vushtrri ku, gruaja dhe djali i viktimës, pretendojnë se kur Hysamedini është marrë vesh për marrjen e këtij borxhi ka qenë nën ndikimin e alkoolit. /Lajmi.net

Video në këtë Link: https://korrespodenti.com/lajme/drame-ne-vushtrri-fajdegjinjte-shkojne-tia-marrin-shtepine-viktimes-per-20-mije-i-kerkuan-55-mije-euro/?fbclid=IwAR3865-2U2GFoQjAqLX0WCERcHS1EJRdV2bB2q5sLqv01_owvYcvZZ7q8nE_aem_AVnpwjOj67VY1ilJYwJcp1njcHjtq5bHr-Zly-Kt1pkKdCFu-yyegWagyVFT8AbFdLA&mibextid=2JQ9oc#lnf2yl62ied77ogttp