Ibrahimi i Alternativës pyet: A është vlerë europiane që me njerëz që janë në lista të zeza, si Nikolla Gruevski e Sasho Mijallkovi, të bëhen ndryshimet kushtetuese për integrim në BE?

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahmi, ka reaguar ndaj atyre që thonë se tani nuk është koha për heqjen e emërtimit ofendues për gjuhën shqipe. Ai thotë se një veprim i tillë shfaq inferioritet dhe mazohizëm ngase ia ndalon vetes të drejtat elementare njerëzore.
“Të thuash se “nuk është koha për heqjen e emërtimit ofendues të gjuhës shqipe”, duke e arsyetuar këtë me terma euroitengrues, përveç që shfaq inferioritet dhe mazohizëm, sepse ia ndalon vetes të drejtat elementare njerëzore për llogari të agjendave globale, duke e shpallë veten të parëndësishëm dhe të tjerët më të rëndësishëm se veten, kjo flet edhe për injorancë politike, sepse kjo i bie se emërtimi i saktë dhe i drejtë i gjuhës amë konsiderohet veprim antieuropian.
Për këta njerëz e kam një pyetje: a është vlerë europiane që me njerëz që janë në lista të zeza, si Nikolla Gruevski e Sasho Mijallkovi, të bëhen ndryshimet kushtetuese për integrim në Bashkimin Europian?”, ka shkruar Ibrahimi.