May 24, 2024
Sport

Juventusi nis negociatat për Zaniolon

Sulmuesi i krahut, Nicolo Zaniolo, mund të rikthehet në Serie A pas vetëm gjashtë muajve në Turqi.

“Tuttosport” shkruan të premten se Juventusi ka nisur negociatat me Galatasarayn për transferimin e Zaniolos gjatë kësaj vere.

Zaniolo ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 30 milionë eurosh dhe Juventusi është gati ta paguajë për t’i siguruar shërbimet e Zaniolos për edicionin e ri.

23-vjeçari në janar të këtij viti iu bashkua Galatasarayt nga Roma dhe me ekipin e ri arriti ta fitojë titullin e kampionit të Turqisë.

Në 11 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Galatasarayn, Zaniolo shënoi 5 gola dhe bëri 1 asistim.

Ai ka edhe 11 ndeshje të luajtura dhe 2 gola të realizuar me fanellën e Përfaqësueses së Italisë.