April 29, 2024
Sport

FC Shkupi prezantoi përforcimin e katërt, rikthehet Ramani

Skuadra e FC Shkupit vazhdon me përforcimet e reja në afatin kalimtar. Së fundit prezantoi Hamza Ramanin, i cili sezonin e kaluar veshi faellën e skuadrës së Sileksit nga Kratova. Bëhet fjalë për një mesfushor të ri 20-vjeçar, i cili ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës nga Kratova, ku zhvilloi 26 ndeshje, në të cilat shënoi dy gola dhe një asistim.

Ndryshe Ramani nuk është një emër i panjohur për FC Shkupin, sepse ai vjen nga shkollat ​​e të rinjëve të skuadrës nga Çairi dhe tani firmosi kontratën 3 vjeçare. Më herët te FC Shkupi erdhën: Arbi Vosha, Mihal Pinter dhe Kristian Toshevski.

Ramani gjatë gjithë karrierës së tij, përveç Sileksit ka luajtur edhe për skuadrat e Pobedës, Bellasicës, Veleshtës dhe Vëllazërimit, si dhe është pjesë e kombëtares së Maqedonisë për të rinj të drejtuar nga Dragan Kanatllarovski.