May 1, 2024
Sport

Djaloshi nga Shkupi Jasir Asani i solli epërsi Shqipërisë në “Air Albania” (Video)

Shqipërisë i kanë mjaftuar dhjetë minuta për ta zhbllokuar ndeshjen kundër Çekisë.

Në duelin që po luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe i takon Grupit E kualifikues për “Euro 2024”, Shqipërinë e kaloi në epërsi Jasir Asani.

Asani shënoi nga distanca me një gjuajtje të fortë për 1:0 pasi mori top nga Ylber Ramadani.