Sport

Holifilldi duelon me boksierin që dërgoi Tajsonin në pension

Triologjia e famshme e peshës së rëndë në boks mes ikonave të këtij sporti, 58-vjeçarit Ivander Holifilld dhe 54-vjeçarit Majk Tajson nuk do të zhvillohet. Edhe pse dy boksierët kishin rënë dakord për t’u përballur më 29 maj, gjithçka është anulluar.

Holifielld ka deklaruar se do të përballet më 5 qershor me Kevin MekBrixh, një duel “shou” me 8 raunde. MekBrixh është një gjigand irlandez, 47 vjeç, që në vitin 2005, dërgoi në “pension” pikërisht Majk Tajsonin, duke qenë rivali i tij i fundit në ring.

Kujtojmë që Tajson dhe Holifild kanë dueluar dy herë mes tyre në vitet 1996 e 1997 dhe në të dyja rastet triumfoi Holifild. Të gjithë prisnin që dy boksierët legjendarë të duelonin sërish, por duket se “Iron Mike” nuk ka pranuar, ndaj Holifild ka gjetur rival tjetër.