April 29, 2024
Maqedoni

Janë akredituar 871 vëzhgues të vendit dhe 328 të huaj

Të dielën, vendvotimet hapen në ora 07.00 dhe mund të votohet deri ora 19.00, kur zyrtarisht përfundon votimi. Pas orës 19.00 mund të votojnë vetëm personat që kanë mbetur nëër vendvotime.

KSHZ-ja për jehonën e zgjedhësve dhe detajet tjera do të nis të informojë nga ora 09.30 dhe do të mbajë konferenca për media cdo dy orë . Pas përfundimit të votimit në orën 19.00, KSHZ në ueb faqen e saj do t`I publikojë rezultatet.

Ndërkaq, shërbimet e MPB-së në ditën e rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, do të punojnë në Komunat ku do të ketë votime, me qëllim që t`u dilet në ndihmë qytetarëve për t`I marrë letërnjoftimet e tyre.

KSHZ-ja për këto zgjedhje ka akredituar 871 vëzhgues të vendit dhe 328 ndërkombëtar, që do ta ndjekin raundin e dytë. OSBE-ja ka akredituar 218 vëzhgues, SHBA-të – 15 dhe 38 përkthyer, Ambasada ruse – 4, derisa Franca ka akredituar gjashtë vëzhgues. Vëhgues do të ketë edhe nga Shqipëria, Kosova, Belgjika, Hungaria, Greqia, Italia, Bosnja e Hercegovina, Britania e Madhe, Spanjë, Kroacia, Bullgaria, Letonia, Austria, Cekia, Holanda etj. Zgjedhjet do të ndiqen nga 10 gazetarë të huaj.

Në ditën e votimit, konform situatës epidemiologjike, qytetarët duhet t`I respektojnë protokollet shëndetësore, pasi edhe këto zgjedhje zhvillohen me masa të posacme anti-covid.