May 5, 2024
Maqedoni

Jakimovski në Kërçovë: Partizimi, kancer i shoqërisë sonë

Kandidati për president i koalicionit “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevçe Jakimovski, gjatë takimeve me banorët e Kërçovës, pasi ka prezantuar programin  e tij për zgjedhjet presidenciale, fokusin  e bisedimeve e ka vënë te punësimet partiake.  Jakimovski duke kërkuar mbështetje nga qytetarët për kandidaturën e tij ka premtuar se nëse ai bëhet president, do të shkojnë në histori punësimet partiake. Partizimi në Maqedoni është kancer, ka thënë Stevço Jakimovski, duke shtuar se nëse ai merr besimin e qytetarëve më 24 prill, asnjë  person nga politika nuk do të hyjë në siguri dhe në drejtësi.
“Me përgjegjësi pohoj, si president i Republikës së Maqedonisë, se nuk ka mundësi që një person i cili ka kontakt me ndonjë parti politike të hyjë në shërbimet e sigurisë, veçanërisht në Agjencinë e Inteligjencës. Në të njëjtën kohë, unë pohoj se shefi i Shtabit të Përgjithshëm nuk ka shanse të jetë person i afërt me asnjë parti politike dhe as që guvernatori i Bankës Popullore të jetë person i afërt me asnjë parti politike në Republikën e Maqedonisë. Kjo vlen edhe për personat që do të propozohen për Këshillin Gjyqësor Republikan, si dhe në Këshillin e sigurisë.”, – deklaroi kandidati për president i Koalicionit “Guximshëm për Maqedoninë”, Stefçe Jakimovski.

Ai gjithashtu ka thënë se disa subjekte politike ende i shohin romët si votues lehtësisht të korruptuar dhe i kujtojnë ata vetëm në ditën e zgjedhjeve, prandaj kërkoi mbështetje që siç ka thënë Jakimovski, ta mposhtin të keqen bardh e zi me të gjitha komunitetet etnike. Unë dua të jem president i të gjithë qytetarëve dhe t’i hap dyert gjerësisht për ata kuadro që duan t’i shërbejnë Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë qytetarëve, e jo partive politike, ka thënë Jakimovski./TVM2