May 18, 2024
Maqedoni

Çair, dy të rinj sulmohen me armë zjarri

MPB-ja bëri të ditur se dje në ora 18:58 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Çairit, dy të rinj me iniciale të njëjta, A.P.(22) dhe A.P.(23), të dy nga Shkupi, janë sulmuar nga disa persona me armë zjarri dhe armë të mprehtë.

Sipas policisë, A. P. (23) është plagosur me një mjet të mprehtë, ndërsa A.P. (22) ka pësuar plagë me armën e zjarrit. Është kryer ekspertiza dhe po merren masat për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë kallëzime penale përkatëse.