April 27, 2024
Maqedoni

“Ja çfarë ndodh kur hokatari i rrjedhur Edi Rama fut sherr në samite’

Opozita maqedonase mbushi sheshet mbrëmë pas një incidenti të provokuar nga deklaratat e papërgjegjshme të kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit, në një samit me praninë e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ofendoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, duke e quajtur kryeministri i Bullgarisë Perëndimore.

Opozita maqedonase kërkoi zgjedhje të parakohshme, kurse kryetari demokrat, Sali Berisha, e komentoi protestën e mbrëmshme.

“Ja çfarë ndodh kur futet hokatari i rrjedhur në sherr në samite!
50.000 vetë protestojnë në Shkup kundër kryeministrit të tyre, që heshti kur Edi Rama, shakaxhiu pa kripë, i tha kancelarit Scholz për të, se ky është kryeministri i Bullgarisë Perëndimore!” shkruan Berisha.