April 28, 2024
Rajon - Botë

Italia kap rekordin e vrazhdë me asnjë lindje të re në 3 muaj në të gjithë vendin

Një vend i papritur ka dalë sivjet në krye të listës së pamundësisë së lindjeve të reja, teksa rekordi i vrazhdë i shënuar së fundmi nga Italia fqinje, me asnjë lindje të re në të gjithë vendin, në 90 ditë.

Spekulimet janë të shumta por asnjë arsye zyrtare nuk bëhet e ditur për këtë rënie drastike të fertililtetit në vendin e lulëzuar mesdhetar, ku tashmë lindja e bebeve po konsiderohet emergjencë kombëtare.

Lindjet e reja kishin qenë në fakt një nga sloganet e fushatës së kryeministres Giorgia Meloni, që tani po shënon rekordin e asnjë lindjeje në tre muajt e fundit deri në shtator, sipas mediave vendase.

Vitin e kaluar ky raport qëndronte në 12 vdekje për çdo shtatë lindje, që solli reduktimin e popullsisë me 179,000 vete në 58.85 milionë, sipas agjencisë vendase ISTAT.

Fertiliteti kishte rënë në një mesatare prej 1.24 fëmijë për çdo grua nga 1.25 në vitin 2021, më i theksuar në zonat qendrore e veriore të vendit.

Por zyrtarët ende hezitojnë të përfshijnë Italinë në listën e vendeve “Të Zhdukjes” siç janë Japonia e Korea e Jugut.

Ata argumentojnë se Japonia është një vend ishullor që nuk ka kufij me të tjerë, Korea e Jugut në mënyrë të ngjashme, si dhe Spanja ne Evropë.

Ekonomistët thonë se inkurajimi i fertilitetit kërkon më shumë shpenzime në para të thata, forcim të shërbimeve të kujdesit të fëmijve, por arsyet gjithsesi nuk shpjegojnë fenomenin.