May 13, 2024
Maqedoni

MPB: Gjendet e mitura e cila u raportua se ishte larguar nga shtëpia

Nëpunësit e policisë nga SPB Shkup sot e kanë gjetur të miturin që mbrëmë u raportua se është larguar nga shtëpia, njofton MPB-ja.

Nga policia theksojnë se vajza është gjetur në Qendër dhe se e kanë dorëzuar te prindërit.

Gjatë ditës së djeshme, e ëma e vajzës 16 vjeçare në stacionin policor në Aerodrom raportoi vajzën e saj për të humbur.

Ende nuk dihen shkaqet dhe ku ka shkuar vajza gjatë 24 orëve.