Ish-ushtari i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Bekim Meta, ka deklaruar se është fyer dhe provokuar nga një person në Magurë, për të cilin pretendon se ka qenë pjesëtar i forcave paramilitare serbe dhe se dyshohet për përfshirje në masakrat e Ribarit dhe Hallaqit.

Sipas Metës, personi i është drejtuar me fjalët: “Boll e keni hangër Kosovën për 26 vite, tash jemi kthyer e shihni kush dominon këtu.”

Meta e ka cilësuar rastin si tejet shqetësues dhe ka kërkuar reagim nga institucionet e Kosovës, duke u bërë thirrje që të hetojnë rastin dhe të garantojnë sigurinë, rendin dhe zbatimin e ligjit. Ai ka theksuar se askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar apo i provokuar në vendin për të cilin ka luftuar. (Mare nga faqja Jepi Zë)

sqShqip