May 2, 2024
Sport

Isak Lazami uron klubin e futbollit Voska Sport

Zëvendësdrejtori i Agjensionit për Rini dhe Sport (ARS), Isak Lazami, ka uruar klubin e futbollit Voska Sport nga Ohri me rastin e suksesit historik-hyrjen në Ligën e parë, përcjell Open-TV.

“E uroj nga zemra klubin e futbollit Voska Sport nga Ohri për këtë sukses historik-hyrjen në Ligën e Parë. Unë e vlerësojë lartë angazhimin e gjithë stafit të ekipit, lojtarët dhe kryesinë e klubit.
Të arrish një sukses të tillë brenda pak vitesh vërtetë është një sakrificë e madhe! Urime dhe ju priftë e mbara edhe në elitën e futbollit”, ka deklaruar Lazami. (Open-TV)