April 29, 2024
Maqedoni

Taravari me një pjesë të ekipit qendroi në Dibër

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga ministri i MSHIA-s, Azir Aliu, zv.ministrja e MBPEU, Vjollcë Berisha, dhe nga zv.ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Tiron Jahjaga, pasditen e kësaj të shtune kanë qëndruar në Dibër, ku kanë takuar strukturat e partisë në këtë qytet. Në këtë takim, zyrtarët e ASh-së, mbetën të kënaqur nga bisedat me njërën nga degët e cila është një nga shtyllat kryesore të Aleancës për Shqiptarët.

Në Dibrën e Aleancës për Shqiptarët, me nikoqirët diskutuan mbi zhvillimet politike në vend, si dhe punën e degës së partisë në këtë qytet.

Ministri Aziri dhe zv.ministrat, Berisha dhe Jahjaga dhanë edhe një raport të shkurtër para Degës së partisë në Dibër mbi punën e ekzekutivit, ndërsa dëgjuan nga afër edhe kërkesat dhe nevojat e tyre, me qëllim rritjen dhe përmirësimin e mirëqenies së banorëve të këtij qyteti.