October 15, 2024
Shqipëri

Investimet një miliard dollarë në Shqipëri, dhëndri i Trump plane për të ndërtuar resorte në Sazan dhe Zvernec

Biznesmeni amerikan investim në Shqipëri me shumë se një miliardë dollarë, dhëndri ish-presidentit zgjedh Sazanin dhe Zvërnecin

Jared Kushner, biznesmeni dhe investitori amerikan, njëkohësisht ish-këshilltari i vjehrrit të tij Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi se ka në plan që të investojë në Shqipëri në sektorin e turizmit.

Kushner dha një intervistë për Bloomberg ku deklaroi se në planet e tij të investimit përfshihen resortet turistike në Sazan dhe Zvërnec. Madje për zhvillimin e këtyre projekteve dhe një tjetri në Beograd, ai thotë se do të investojë 1 miliardë dollarë amerikanë.

Investimet do të kryhen nëpërmjet kompanisë me seli në Majemi, Affinity Partners me mbështetjen nga vendet arabe. Sipas planit të Kushner, në Zvërnec do të ndërtohen mijëra njësi akomodimi në funksion të turizmit, ndërsa në ishullin e Sazanit do të ngrihen njësi akomodimi luksoze të markës Aman. Sazani është një nga bregdetet më unikë që kam parë ndonjëherë në botë”, thotë Kushner, që planin e investimit për në Shqipëri e ka hartuar bashkë me ish ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

“Ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacenuara dhe unike që kam parë kudo në botë,” tha Kushner. Bloomberg shkruan se “Ksamili renditet ndër destinacionet kryesore globale të Airbnb”.