May 1, 2024
Shqipëri

Lavdërohej “live” në Facebook duke vozitur shpejt, bërtet: “Oj nanë bre” pasi bën aksident!

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Arbërit në Shqipëri, e shkak u bë shpejtësia dhe përdorimi i telefonit.
Një video e publikuar në rrjetet sociale, e realizuar live nga personi i aksidentuar, tregonte shpejtësinë e mjetit, 120 në orë, por në fund u pendua pasi jeta e tij u vu në rrezik.

Teksa kthen kamerën disa herë nga rruga dhe nga vetja, i riu u aksidentua.

‘Oj nanë bre’, dëgjohet të thotë gjatë gjithë kohës ai, teksa nuk mungojnë edhe britmat.

Më pas, dëgjohet se atij i vijnë thirrje dhe mesazhe nga persona të ndryshëm, të cilët me siguri kanë qenë duke e ndjekur live dhe kanë mësuar se ai është aksidentuar.

Nuk dihet sesi është gjendja e tij shëndetësore.