Shqipëri

Doni të shkoni në punoni në Gjermani, ambasada ka një njoftim të mirë me rëndësi

Janë të shumtë shqiptarët që vitet e fundit janë larguar drejt Gjermanisë për të punuar. Ndërkohë që ambasada gjermane shkruan se shqiptarët janë ende të privilegjuar. Në një postim në Facebook selia diplomatike rikujton rregullat e punësimit që janë në fuqi deri në fund të vitit 2023, ku thekson se qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës, teksa përpunimi i kërkesave për vizë ka nisur në 20 qershor pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve nga covid-19.

“Risi në lidhje me punësimin sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor: Regjistrimi në listën e pritjes për të lënë një takim. Duke filluar nga 01.01.2021 ka hyrë ne fuqi Rregullorja e re e punësimit për Ballkanin Perëndimor. Deri në datën 31.12.2023 qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës. Përpunimi i kërkesave për vizë bëhet përsëri i mundur duke filluar nga 20.06.2021, pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve nga covid-19.

Takimet për aplikim për vize sipas këtij rregulli do te jepen veçmas çdo muaj. Në fillim të çdo muaji (duke filluar në korrik) do të hapet lista me takimet e mundshme për muajin pasardhës. Data e hapjes së listës do të ndryshojë nga njëri muaj në tjetrin.

Nëse keni interes ndiqni udhëzimet në faqen tone zyrtare

👉 www.tirana.diplo.de. Informacionet e detajuara do ti gjeni aty.
Personat që kanë bërë një kërkesë për vizë pune para dates 17.03.2020 do të njoftohen për vazhdimin e procedurave me email. Jeni te lutur që deri sa të merret një vendim të mos pyesni në lidhje me statusin e aplikimit” mbyllet postimi. d.b/Abcnews.al