April 26, 2024
Rajon - Botë

Inteligjenca britanike: Putini, lideri që do të trembë botën

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se Vladimir Putin po përpiqet të frikësojë botën me paradën e tij ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë, me rastin e Ditës së Fitores Rusë ndaj nazistëve gjatë luftës së Dytë Botërore.

Parada shënon fitoren e Luftës së Dytë Botërore ndaj nazistëve.

Në lidhje me këtë, sekretari britanik tha se Putini dhe rrethi i tij i ngushtë po pasqyrojnë tiraninë e fashizmit.

Në një fjalim në Muzeun e Ushtrisë Kombëtare në Londër, Wallace tha se ajo që presidenti rus do te bëjë është të frikësojë popullin rus dhe botën nga kërcënimi me kërcënim të vazhdueshëm me anë të ushtrisë dhe armëve.

“Unë besoj se konflikti i vazhdueshëm dhe i paprovokuar në Ukrainë nuk bën gjë tjetër veçse çnderon ushtarët rusë”, tha zyrtari britanik.