April 26, 2024
Maqedoni

Sela në 7 vjetorin e Lagjes së Trimave: Në vend të zbardhjes së rastit, shteti shkel çdo ditë të drejtat elementate të burgosurve

“Në këtë datë, para 7 viteve, vendi dhe Evropa u zgjuan me raportime për luftime në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku u vranë 10 pjesëtarë të grupit të armatosur dhe 8 pjesëtarë të forcave policore. Shumë shtëpi u shkatërruan, banorët përjetuan tmerr, ndërsa fëmijët ende vuajnë traumat.
Në ndërkohë, grupi i Kumanovës u dënua me 746 vjet burg dhe natyrisht, nuk u materializuan asnjë nga premtimet e regjimit LSDM-BDI për përsëritje të procesit gjyqësor dhe as përrallat me FBI dhe CIA të kryetarit të BDI-së.

Në vend të zbardhjes së rastit, shteti shkel çdo ditë të drejtat elementate të të burgosurve të garantuara me ligj, siç janë e drejta për vizita të familjarëve si dhe fundjava e lirë. Andaj u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kompetente që të respektojnë ligjet në fuqi, konventat ndërkombëtare dhe Kushtetutën e vendit e cila thotë se para ligjit të gjithë janë të barabartë.

E vërteta dhe drejtësia për këtë skenar do të mbeten përkushtimi kryesor i Aleancës për Shqiptarët.” – ka shkruar Sela.