May 7, 2024
Rajon - Botë

Vrasja e ish-boksierit shqiptar në Gjermani, ja pista që po heton policia. Dosjet penale zbulojnë anën e errët të Besar Nimanit

Policia gjermane vijon të jetë në kërkim të autorëve të vrasjes së ish-boksierit shqiptar, Besar Nimani, ndërkohë që të paqarta mbeten motivet e atentatit, që ndodhi të shtunën në Bielefeld.

Sipas mediave gjermane, pista e konfliktit mes grupeve kriminale është hequr dhe dyshohet se vrasja ka motive personale.

Megjithatë, CV-ja e Nimanit nuk përfshin vetëm dhjetëra tituj në boks, por edhe dosje të shumta penale. Babai i tre fëmijëve ishte shpesh në konflikt me ligjin, për shkak të sherreve të dhunshme.