May 2, 2024
Ndryshe

Incident në RTVM, kolegu sulmon kolegun nga sigurimi

MPB njofton se më datë 06.04.2023, N.Z.(59) nga Shkupi ka informuar në polici se rreth orës 02:30 në vendin e tij të punës si sigurim në hyrje të objektit të RTVM-së në bulevardin “Goce Dellçev”, është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij P.L.

Sulmi ka ndodhur shkaku i një mosmarrëveshjeje të mëparshme.

Po merren masa për zbardhjen e rastit, njofton MPB.