May 18, 2024
Maqedoni

Në Tetovë një person ndërron jetë afër spitalit – ja detajet e para

Pasdite sot në afërsi të spitalit klinik në Tetovë ka ndërruar jetë një person.
Sipas informatave të para që posedon Televizioni Koha personi ka qenë me bicikletë ku edhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ekipi i ambulancës menjëherë ka dalë për të ia dhënë ndihmën e parë por ka qenë e pamundur.
Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e policisë së Tetovës./ Tv Koha