May 8, 2024
Maqedoni

Ky është numri i viktimave dhe rasteve të reja nga Covid-19 në vend

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, raportohet se gjatë 24 orëve e fundit janë shënuar 1.254 raste të reja me covid-19 në vend, 21 viktima si dhe 28 të shëruar, shkruan Alsat.

Që nga fillimi i epidemisë numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me KOVID në vendin tonë është 268.191, përderisa të shëruar janë 239.694, dhe të vdekur janë 8.383. Nga Instituti i Shëndetit Publik thuhet se kemi edhe 20.114 rastet aktive.