April 28, 2024
Maqedoni

Mogerini: Në interes të BE-së është fillimi i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogerini u shpreh se në interes të Bashkimit Evropian është që të mos shtyhen bisedimet dhe të fillohet sa më shpejtë. Më pas, sipas Mogerinit, procesi do të jetë i gjatë dhe do të jetë vetëm fillimi.
Ajo theksoi se dy vendet kanë bërë gjithçka çfarë është kërkuar nga ata për të nisur bisedimet për anëtarësim.

“Kjo krijon problem të madh në procesin e zgjerimit të BE-së. Kjo për shkak se këto dy vende edhe pse kanë bërë gjithçka nuk kanë nisur bisedimet dhe disa vende kandidate parashtruan pyetjen nëse duhet ta bëjnë të njëjtën gjë’, u shpreh Mogerini.

Ajo shtoi se nuk e din se sa i fuqishëm është trysnia ndërkombëtare ndaj Bullgarisë për ta heq veton ndaj Maqedonisë, por shpreson se do të funksionojë.