April 29, 2024
Diaspora

IDEO: Ali Ibrahimi nga Likova mysafir në televizionin zviceran, flet për pasojat e sulmeve të 11 Shtatorit

Ali Ibrahimi nga Likova tani 30 vite e tepër jeton në Zvicër, në qytetin italofon Ticino.
Me rastin e 20 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Amerikë, ai ka folur për televizionin shtetëror zviceran në gjuhën italiane lidhur me pasojat që kanë përjetuar muslimanët që jetojnë në vendet perëndimore, konkretisht në Zvicër, pas këtyre sulmeve. Ai në mënyrë figurative dhe mjaft emocioanle flet për ndryshimin e menjëhershëm të raporteve ndërnjerëzore, duke filluar nga fqinjët jomuslikanë që kanë filluar të sillen me paragjykime, e me të cilët deri ditën e këtij sulmi kanë bashkëjetuar pa asnjë problem.
“U deshën të kalojnë 10 vite që gjërat sërish të fillojnë të përmirësohen”, ka thënë Ibrahimi.
Pas kësaj deklarate emocionale të Ali Ibrahimit, profesori Adriano Fabris, filozof i religjioneve, ka konstatuar se sulmet e 11 Shtatorit nuk kanë rrënuar vetëm ndërtesa, por kanë rrënuar edhe raportet ndërnjerëzore.

Më poshtë ju sjellim tekstin e plotë të Ali Ibrahimit, ku ai përshkruan paraqitjen e tij në Tv shtetëror zviceran, si dhe videon e këtij emisioni që mund ta përcillni KËTU.

Intervistë, me rastin 20 vjetorit të 11/9
Në TV shtetërorë në gjuhën italiane RSI LA1

Edhe unë pjesë e temës së sotme botërore.

Në pyetjën nga Gazetari , çka ke përjetuar dhe çka ka ndryshuar për ty 11 shtatori 2001?

Pak a shumë po përkëthej intervistën

Thash se, kjo ngjarje, ka ndarë dhe prishur raportet mes muslimamëve dhe njerëzve tjerë në botë.

Gazetari: Konkretishtë a ke ndonjë anekdotë që ishte si konsekuencë e ngjarje së 11/9 2001?

Po, unë, këtu në Zvicërr, banoj në një godin (pallat) së bashku me njerëz të etnive dhe feve të ndryshme (italian, serb, kroat, kosovar, portugez turk etj.) dhe për dhjet vite kam investuar për të fituar besimin që ata të lën derën hapur kur jan në banes gjatë ditës. Pas 11/9 medjat sjellin lajmet nga New Yorki, (por edhe aktet tjera teroristike ne Evropë) dhe filluan fqinjët të mbyllin derën me çelës. Kjo ishte impakti i parë, thash, që më ka prekur thellë. Medemek, nuk kemi besim në juve.
Tjetër shembull? Një vëlla turk para 11/9 ka pasur mjekërr të gjatë, pas 11/9 është detyruar ta hjek sepse, më thoshte, fëmija u frigoeshin nga unë.

Kam shtuar edhe, se është një betejë e përditëshme me njerëzit këtu sa her që ndodhë ndonjë atetntat. Duke u mbrojtur se ska të bëj Islami me dhunën, se muslimanët nuk janë terorist e kështu me radhë. Por akuzat janë se muslimanët nuk jan teroristë por teroristët jan musliman!

Shtova dhe se unë këtu duhet të sillem katërfish ma mirë që të kem një imazhë pozitiv të nivelit të një Zvicërrani. E para se jam i huaj, e dyta se jam shqiptarë dhe jo që kemi ndonjë famë të madhe, e treta jem ballkanas, e katra musliman. Imagjinoni çfarë imazhi! Ne duhet të sillemi mirë 400 përqindë.

Komentues ishte Profesori i filozofis së religjoneve Adriano Fabris.
Gazetari (Frencesco Muratore) e pyet; çka të la përshtypje dëshmitari që kemi intervistuar?

Profesori: Nga kjo dëshmi mësuam se atentati 11/9 nuk ka prishur vetëm ndërtesa por ka prishur diçka shumë më të madhe, ka prishur raportet mes muslimanëve dhe të tjerëve në botë, duke fillur mes fqinjëve, popujve e kulturave të ndryshme. Ndërtesat ndërtohen shpejtë. Tash, shtoi ai, duhet filluar nga e para për të ndërtuar raportet dhe besim mes nesh dhe kjo don shumë kohë. Papa, tha ai,në këtë kontekstë ka bërë disa vizita në disa vende me popullsi muslimane.

Gazetari: A është feja islame fe e dhunës?
Jo, nuk duhet “ti fusim të gjithë në një thes”.
Ekstremistët egzistojnë në të gjitha kulturat dhe janë për fatë pakicë.
Ne duhet të gjithë të veprojmë së bashku dhe mos tu lëm hapësirë të veprojnë, nga cilado anë qofshin ata.

Ali Ibraimi 11/09/2021 Ticino, Zvicërr