May 16, 2024
Maqedoni

Gjendet e vdekur një vajzë e re 25 vjeçare

Një vajzë e vdekur është gjetur në Shtip.
Trupi i pajetë vajzës 26 vjeçare nga Kavadari është gjetur në një shtëpi afër kishës së qytetit “Shën Nikolla” në Shtip.

Jozyrtarisht, ajo kishte vdekur para disa ditëve, transmeton Lideri.mk.

Sipas informacioneve fillestare, vajza jetonte në shtëpi me qira. SPB Shtip ka paralajmëruar më shumë informata për nesër, ndërsa ekipi ka inspektuar vendin ku është gjetur vajza e ndjerë.