May 18, 2024
Maqedoni

Humb jetën një person duke dalë nga treni Gjevgjeli-Tabanoc

Më datë 10.09.2021 në ora 08:20, është raportuar se në afërsi të lokalitetit “Stobi”, afër stacionit hekurudhor “Gradsko”, në një tren mallrash që qarkullonte në linjën Gjevgjeli-Tabanovcë, është futur në kontejner, një person, me shumë gjasa një emigrant ilegal. Gjatë tentimit për të dalë nga treni, ai ka rënë në kontakt me qarkun elektrik hekurudhor dhe është goditur nga rryma. Ai është dërguar në spitalin e Velesit ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, transmeton Lideri.mk.

Rasti është raportuar në Prokurorinë Publike, ndërsa në vendin e aksidentit kanë dalë zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Mihajllovës në Qendrën Rajonale Jugore për Çështje Kufitare.