May 5, 2024
KosovëLajmet e reja

Presidentja e Kosovës uron Gjermaninë pasi e mposhti Serbinë në finalen e botërorit në basketboll

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas Gjermania është shpallur kampion bote në basketboll duke e mposhtur Serbinë.

“Urime miqve tanë gjermanë për një fitore vërtet të merituar dhe historike të Kupës së Botës”, ka shkruar Osmani.

Kombëtarja e Gjermanisë në basketboll e ka mposhtur Serbinë në finale për ta fituar trofeun e parë të Kupës së Botës në basketboll.

Në përballjen që u zhvillua në “Mall of Asia Arena” në Filipine, Gjermania ishte shumë e fortë për Serbinë, duke e mposhtur me shifrat 83:77.