May 17, 2024
Rajon - Botë

Pasi kërcënoi Izraelin, Bideni mesazh Iranit: Mos e bëj

Pas kërcënimeve të Iranit se do të ndërmarrë veprime ushtarake ndaj Izraelit, ka reaguar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku tha se mesazhi për Iranin është “mos e bëj”.

“Ne jemi të përkushtuar për mbrojtjen e Izraelit. Ne do ta mbështesim Izraelin. Ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”, tha Biden para gazetarëve.

Presidenti amerikan tutje është shprehur se sulmi i Iranit ndaj Izraelit mund të ndodhë më shpejt se sa pritej.

Më herët, Shtëpia e Bardhë pranoi se kërcënimet e Iranit ishin “të vërteta” dhe “të besueshme”.

Irani, i cili është armiku i betuar i Izraelit dhe aleat i Hamasit palestinez, kërcënoi se do ta “dënojë” Izraelin pas shkatërrimit të konsullatës në Damask.