April 27, 2024
Maqedoni

Hoti: “Edhe në Kosovë shumë anketa e nxirrnin Isa Mustafën para Albin Kurtit, por zgjedhjet treguan të vërtetën”

Leonard Hoti, aktivist i Levizjes Vetëvendosja në Kosovë, në një deklaratë ekskluzive ka komentuar rezultatet e anketave të fundit në Maqedoninë e Veriut në prag të zgjedhjeve lokale. Ai thotë se anketat gjithmonë favorizojnë partitë në pushtet, e si shembull merr anketat e vitit të kaluar në Kosovë.
“Shumë anketa, e nëse nuk gaboj edhe anketat e Brima-s, vitin e kaluar në Kosovë e nxjerrnin Isa Mustafën e Kadri Veselin para Albin Kurtit. Por erdhën zgjedhjet dhe e pamë rezultatin, Vetëvendosja fitoi më shumë se krejt partitë tjera bashkë”, thotë Hoti.

Ndryshe BRIMA GALLUP sot ka publikuar një anketë në Maqedoninë e Veriut sipas të cilës Ali Ahmeti dhe BDI prijnë te shqiptarët. Mirëpo së shpejti vijnë zgjedhjet dhe do të ahohim nëse Ali Ahmetit dhe BDI-së do ti ndodhë e njejta që i ndodhi Isa Mustafës.