May 9, 2024
Maqedoni

Sevdail Xhaferi: Policia të komunikojë mirë me komunitetet lokale

Dita e policisë për parandalim 2021
Parandalimi i krimit kërkon bashkëpunim të mirë dhe përpjekje të përbashkëta nga policia dhe komuniteti lokal.
“Është thelbësore që policia të komunikojë mirë me komunitetet lokale në mënyrë që të kuptojë dhe adresojë shqetësimet e sigurisë së publikut.
Ne në Sektorin për punë të Brendshëm mbështesim dialogun ndërmjet policisë dhe qytetarëve, si dhe zbatimin e Strategjisë për përfshirje dhe komunikim me komunitetin, të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila kërkon zhvillimin e një shërbimi policor të hapur, transparent dhe të orientuar drejt komunitetit”, thotë zevendes kryeshefi i policisë së Kumanovës, Sevdail Xhaferi.