May 2, 2024
Kosovë

Hapet me kohë qendra më e madhe e votimit në Prishtinë

Qendra më e madhe e votimit, Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” është me hapur kohë.

Klan Kosova ka mësuar se votuesi i parë në qendër ishte në ora 07:02, deri para pak minutave atje kanë votuar rreth 121 qytetarë.

Fakulteti i Edukimit është bërë qendër e votimit për herë të dytë, kjo pasi qendra më e madhe e votimit “Salla 1 Tetori” është duke u shfrytëzuar si qendër për vaksinim.