May 3, 2024
Kosovë

Pas vendimit për hapjen e Urës, kërkohet edhe rindërtimi i Xhamisë së Ibrit (VIDEO)

Propozimi i shndërruar në vendim, po kërkohet të merret shembull.

Pasi Asambleja Veriore e Mitrovicës votoi pro hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim, tash zgjoi interes që njëjtë të veprohet edhe me xhaminë, që dikur ishte e vendosur buzë urës.

Ndërtimin e godinës, që të martën mbushi 24 vjet që u dogj, e presin edhe shqiptaro-veriorët. Për këta, faltorja e moçme në bregun verior të Ibrit duhet ngritur me patjetër.

Kjo ishte kërkesë e kamotshme edhe e ligjvënësve shqiptarë në veri, e që në brendi mban jo vetëm objektin fetar të myslimanëve. Edhe Këshilli i Bashkësisë Islame këtu është i gatshëm të ofrojë projektin dhe çkado tjetër, vetëm që xhamia të jetësohet.

Xhamisë së Ibrit i ishte vënë flaka e u shkatërrua me themel më maj të vitit 1999. /Klankosova.tv