October 8, 2024
Maqedoni

Sot votohet në Dibër për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Sot në komunën e Dibrës do të votohet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Gjatë ditës së sotme banorët e kësaj komunë do të mund të votojnë në 27 vendvotime për të përzgjedhur njërin nga dy kandidatët që janë në garë mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Aleancës për Shqiptarët, që t’i besojnë drejtimin e komunës në fjalë për 4 vitet e ardhshme. Në këtë Komunë gjithsej janë të regjistruar 19.211 votues. Qytetarët e Dibrës do të votojnë për herë të tretë në këto zgjedhje lokale. Pas votimit në raundin e parë, KSHZ doli me vendim që në Dibër më 31 tetor duhet të ri përsëritet votimi, pas vendimit të Gjykatës Administrative, KSHZ-ja informoi se Dibra do të votojë edhe në rreth të dytë, pra më 14 nëntor, pasi pas votimit të përsëritur asnjëri prej kandidatëve nuk arriti të sigurojë përqindjen e nevojshme për t’u shpallur fitues.