October 4, 2024
Maqedoni

Hafizi nga Likova fitoi vendin e tetë në botë, përfaqësoi Maqedoninë e Veriut

I TETI (8) NË GARAT BOTËRORE TË HIFZIT TË KUR’ANIT FAMËLARTË, KAIRO – EGJIPT

Në mbrëmjen e sontme u mbajt ceremonia përmbyllëse e Garave Botërore të Kur’anit Famëlartë, të 29-tat më rradhë në Kairo të Egjiptit.
Mbi 50 shtete pjesmarrëse në kategorinë e Hifz-Komplet Kur’ani (30 xhuze), hafizi nga Likova, Seid Imeri, që prezantoi Maqedoninë e Veriut në këtë garë, është ranguar i në listën e përgjithshme me 95.85 pikë.

“Ishte një garë shum e fortë, me hafëzllarë të nivelit shum të lartë nga e gjithë bota, me një diferencë shum të vogël të pikëve, me disa dyshime te vogla në këndim mora atë që e meritoj.
Qëllimi im final është që ta perfeksionoj edhe më shumë Hifzin e Kur’anit, e më bëftë Allahu të e këndoj rrjedhshëm para Tij, Rabbul Aleminit, Allahut xh.sh.

Faleminderit të gjithëve edhe një herë për mbeshtetjen familjes sime, miqve, mësuesit tim, profesorëve si dhe institucionit fetar BFI-së”, deklaroi pas përfundimit të garës, hfz. Seid Imeri.