April 28, 2024
Maqedoni

Gruevski shpëtoi edhe nga akuza për Shkupin 2014

Gruevski shpëtoi edhe nga akuza për Shkupin 2014

Prokuroria Publike ka ngritur akuzë kundër 5 personave fizikë dhe 6 subjekteve mbi dyshimet për “pastrim të parave” nga aksioni i koduar me emrin “Feniks”. Pastrimi i parave mbi burime të dyshimta është bërë nga viti 2008. I dyshuari i parë për ta materializuar veprën penale ka krijuar grup me të dyshuarit e tjerë në cilësinë e personave fizikë dhe subjekteve. I dyshuari i parë ka rezultuar pronari, bashkëpronari apo drejtuesi i 5 subjekteve bashkëpjesëmarrëse në krim.
Paratë kanë hyrë në qarkullim përmes subjekteve të krijuara në shtete të tjera, ndërsa një pjesë e tyre janë lëshuar në qarkullim edhe drejtpërdrejtë në qarkullimin e kompanive që janë subjekt hetimi në Maqedoni të Veriut. Me paratë e fituara janë blerë prona si: hotele, hapësira, banesa dhe patundshmëri të tjera. Prokuroria Publike njofton se do të kërkojë konfiskimin e tyre. Ndaj tre personave është caktuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa një prej të dyshuarve e ka obliguar me paraqitje. Masat e kujdesit janë propozuar mbi dyshimin se grupi ka siguruar patundshmëri edhe jashtë vendit dhe e njëjta mund të shfrytëzohet gjatë arratisjes.
Nga kjo lëndë kanë shpëtuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, si dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt Zoran Stavrevski dhe Elizabeta Kançevska.