May 3, 2024
Maqedoni

Ambasadori Vesel Memedi priti në takim kryesinë e Bashkësisë Islame në Itali

Kryesia e Bashkësisë Fetare Islame e Italisë në krye me Kryetarin e saj Dr. Reshat Ibishi si dhe nënkryetari Zudi ef Fejzuli dhe sekretari Mirsadin Aliji, si dhe me anëtarët e Kryesisë së Xhamisë “Nur-Drita” në Casaloldo, selisë qendrore të Bfi së Italisë, Kryetarit z.Berat Selimi arkatari Imredin Mehmedi si dhe z.Kadri Nuredini si dhe Suad Jakupi vizituan Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Romë, Itali Prof. Dr. Vesel Memedi.

“Takimi ishte i këndshëm dhe mbresëlënës..

Falemderojmë publikishtë për mikpritjen dhe modestin e Tij.

Ambasadorit i urojmë suksese në misionin e tij diplomatik dhe jemi të bindur në aftësitë dhe përgaditjet e tij në realizimin e objektivave të tija”, thuhet në njoftimin e leshuar nga Kryesia e BFI së Italisë.